Çka është "GPRS"[1]?
GPRS – shkurtesë në gjuhën angleze e cila përdoret për shërbimin “General Packet Radio Service”.
Shërbimi i GPRS-it ofrohet përmes valëve të telefonisë mobile, dhe mundëson shkëmbimin e të dhënave ndërmjet pajisjes GPS të cilën e instalojmë ne dhe internetit. Pra, derisa pajisja GPS pranon radiovalët nga satelitët, në një moment të caktuar ajo mbledh të dhënat nga satelitët si dhe të dhënat tjera të shfrytëzuara të automjetit, krijon një pako të cilën përmes shërbimit GPRS të telefonisë mobile e dërgon në serverin tonë. Proces ky i njejtë me shfletimin e faqeve të ndryshme të internetit të cilin e zhvillojmë ne përmes telefonit të mençur.
[1] Marrur nga “Wikipedia”