Servisimi dhe mirëmbajtja e automjeteve
Sistemi i përcjelljes me GPS së bashku me të dhënat e marrura nga parametrat e automjetit përmban edhe një databazë e cila mund të plotësohet me shumë të dhëna për të cilat është e nevojshme mirëmbajtja periodike, qoftë në bazë të kohës kalendarike, orëve të punës apo kilometrave të kaluara.
Të dhënat të cilat më së shpeshti futen në këtë databazë janë:
• Servisimi i automjetit (vaji i motorit, filtrat, etj)
• Kontrollimi teknik
• Regjistrimi
• Pajisja zjarrëfikëse
• Tahografi
• Etj.
Për secilin nga këto intervenime definohet një periudhe kohore ose kilometra pas të cilave sistemi do t’iu informojë paraprakisht për skadimin e kohës, orëve të punës ose kilometrave.
Përmes këtyre të dhënave, gjegjësisht informimit paraprak, ju do të parandaloni skadimin e cilitdo parametër të lartëpërmendur.
