Monitorimi i drejtëpërdrejtë i automjeteve
Derisa në automjetin tuaj është instaluar pajisja bazike për përcjellje me GPS, përveç vendndodhjes si informatë kryesore e marrur përmes kësaj teknologjie, ju do të mund t’i shihni edhe një numër të konsiderueshëm të parametrave të automjetit tuaj, si:
- shpejtësinë e lëvizjes
- gjendjen e motorit (ndezur/fikur)
- tensionin e akumulatorit derisa motori është fikur
- tensionin e alternatorit derisa motori është ndezur
- kilometrat e kaluara
- etj.
Ndërsa nëse në automjetin tuaj do të instalohet pajisje më e avansuar për përcjellje me GPS (e rekomanduar për automjetet transportuese), atëherë varësisht prej llojit dhe vjetërsisë së automjetit, përveç të dhënave të marrura nga pajisja bazike, do të mund t’i shihni edhe disa parametra tjerë të automjetit, si:
- nivelin e karburantit të lexuar nga tabela e instrumenteve
- numrin e rrotullimeve të motorit
- kilometrat e kaluara gjithsej të automjetit
- temperaturen e motorit
- etj.

