Sistemi i monitorimit të pompave të karburantit është produkti më i ri i shtuar në gamën tonë të shërbimeve.
Duke instaluar sistemin tonë në secilën pikë të pompave të karburantit, përmes sensorëve të vendosur në secilin rezervuar, arrijmë të monitorojmë nivelin në secilin rezervuar me saktësi të lartë. Sistemet nga secila pikë grumbullojnë të dhënat e marrura nga secili rezervuar dhe i dërgojnë ato në sistemin tonë. Në këtë mënyrë duke u qasur në sistem përmes kompjuterit ose telefonit ju do të mund ta monitoroni në çdo kohë nivelin e secilit rezervuar.