Ngjarjet dhe njoftimi
Duke u referuar në kushtet normale të punës së automjetit, për secilin parametër mund ta definojmë brezin e vlerave normale. Në rast të daljes së vlerave të parametrave, respektivisht, nga brezi i paradefinuar, mund ta konfigurojmë sistemin për evidentimin e saj, me ç’rast sistemi do të na informojë përmes emailit.
Një ndër ngjarjet më të shfrytëzuara nga sistemi është ngjarja e ashtuquajtur “Akumulatori i ndërprerë” dhe “Akumulatori i dobët”.
“Akumulatori i ndërprerë” – kjo ngjarje do të evidentohet nga sistemi i përcjelljes me GPS nëse në çfarëdo mënyre pajisjes GPS i ndërpritet rryma, e që zakonisht ndodh nëse automjetit i hiqet akumulatori, GPS-i hiqet nga automjeti, ose në çfarëdo mënyre GPS-it i ndërpritet rryma. Nëse kjo ndodh, sistemi do të ju dërgojë email menjëherë, si dhe do ta evidentojë ngjarjen në historinë e automjetit.
“Akumulatori i dobët” – kjo ngjarje do të evidentohet nëse e paradefinojmë brezin normal të tensionit të automjetit. Psh zakonisht automjetet e kanë tensionin 12.5/24.5 V derisa motori është fikur, ose 13.8/27.5 derisa motori është ndezur. Gjatë qëndrimit ndalur për kohë të gjatë ka automjete të cilave iu bie tension ii akumulatorit. Nëse e definojmë kufirin e poshtëm të brezit të tensionit si 10/20 V, atëherë nëse tension ii akumulatorit bie nën në këtë nivel, sistemi do të ju dërgojë email menjëherë, si dhe do ta evidentojë ngjarjen në historinë e automjetit.
