Me ne
lartësitë mund t'i arrini edhe ju!
manhattan
Monitorimi dhe kontrolli i gjeneratorëve
Pse gjeneratorët?
Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë digjitale të ruajtjes dhe përpunimit të të dhënave, ashtu sikurse edhe ritmi i i shpejtë i zhvillimit të industrisë së shërbimeve “Online”, i ka eliminuar kufijtë kohorë (orarin) të informimit dhe publikimit të të dhënave. Këto zhvillime e kanë bërë të domosdoshme nevojën për qendër të të dhënave me funksion të pandërprerë si për institucionet shtetërore ashtu dhe për shumë biznese private.
Vëtë fjala “funksion i pandërprerë” na bën të kuptojmë se për të ofruar çfarëdo shërbimi të pandërprerë të natyrës digjitale, duhet siguruar edhe furnizim të pandërprerë të energjisë elektrike. Duke u varur vetëm nga furnizimi me energji elektrike i rrjetit të qytetit, nuk mund të themi se kemi furnizim të sigurtë me energji elektrike.
Prandaj, qoftë për qendrat e të dhënave, qoftë për funksionimin e zakonshëm për shumicën e institucioneve dhe bizneseve, është i domosdoshëm instalimi i gjeneratorëve si furnizim rezervë me energji elektrike.

Monitorimi dhe kontrolli i gjeneratorëve
Institucione dhe biznese të ndryshme varësisht prej shtrirjes së tyre dhe zgjerimit mëtutjeshëm, do të kenë nevojë për monitorimin dhe kontrollin e secilit gjenerator. Në kushte të deritashme të punës ky aktivitet kërkon angazhim të madh të personelit, dhe njëkohësisht përcillet me mundësi të mëdha të problemeve për shkak të pamundësisë të monitorimit dhe kontrollit të vazhdueshëm.
Poashtu janë disa parametra të gjeneratorit të cilët mund të ndryshojnë në çdo kohë, si: gjatë natës, fundjavës, festave, etj. si pasojë e të cilave vjen deri te nxjerrja nga funksioni e gjeneratorit.
Duke e shfrytëzuar sistemin e monitorimit nga distanca, për çdo ndryshim të cilitdo parametër të monitoruar jashtë brezit të paracaktuar të vlerave, ju do të informoheni me email ose SMS. Në këtë mënyrë do ta shmangni nevojën për monitorim të vazhdueshëm fizik, dhe njëkohësisht do t’i minimizoni gjasat për dështim të funksionimit të gjeneratorit.
Sistemi i monitorimit dhe kontrollit të gjeneratorëve mundëson monitorimin dhe kontrollin e një ose më shumë gjeneratorëve nga një pikë. Si i tillë ky sistem, përveç monitorimit dhe kontrollit, mundëson edhe ruajtjen e të dhënave të gjeneratorit për një kohë të caktuar, për t’ua mundësuar që të ktheheni prapa në histori, si dhe nxjerrjen e numri të pafundëm raportesh në çdo kohë.





Monitorim dhe kontrollë e gjeneratorëve
- Monitorim i drejtëpërdrejtë,
- Kntrollë e drejtëpërdrejtë,
- Zvogëlimi shpenzimeve të mirëmbajtjes,
- Rritje e sigurisë së funksionimit,
- Evidencë e çfarëdo ngjarjeje,
- Raporte të pafundme,
- Etj