Monitorimi i naftës

Shumë kompani prodhuese, tregtare, shpërndarëse mallërash, etj. pjesë të pandashme për zhvillimin e biznesit e kanë edhe transportin. Varësisht prej natyrës së punës dhe vëllimit ato kanë numër të automjeteve transportuese nga disa në disa dhjetra, apo edhe më shumë.

Ndër sfidat kryesore të këtyre kompanive është monitorimi i konsumit të karburantit (naftës).

Në sistemin tonë të përcjelljes me GPS kemi disa varianta për ta monitoruar konsumin e karburantit. Ato janë:

  • Llogaritja e konsumit përmes vlerave mesatare të paracaktuara për sezonat verë/dimër, ndaras;

  • Leximi i nivelit të rezervuarit duke lexuar të dhënat nga tabela e instrumenteve, dhe

  • Instalimi i senzorit (sondës) shtesë në rezervuar.

Llogaritja e konsumit përmes vlerave mesatare të paracaktuara për sezonat verë/dimër, ndaras – Kjo mënyrë e monitorimit të karburantit rekomandohet për automjete të vogla konsumi i të cilave nuk ndryshon shumë në varësi të ngarkesës apo terenit të rrugës së përshkuar. Në këtë grup hyjnë automjetet e vogla transportuese, si: veturat, pikapët, kombit, etj.

Leximi i nivelit të rezervuarit duke lexuar të dhënat nga tabela e instrumenteve – Në automjetet transportuese të vogla dhe mesatere ne instalojmë një pajisje shtesë e cila mund të lexojë të dhënat nga tabela e instrumenteve. Kjo mënyrë e monitorimit të karburantit rekomandohet të instalohet në automjetet të cilat lëvizin në shtigje të gjata. Në këtë grup hyjnë automjetet e vogla dhe të mesme, si: veturat, pikapët, kombit, kamionetat, kamionët e vegjël, etj.

Instalimi i senzorit (sondës) shtesë në rezervuar* – Senzori shtesërekomandohet të instalohet tek automjetet e mëdha transportuese të cilat janë të pajisura me rezervuar me vëllim nga disa qindra deri mbi 1000 litra. Monitorimi i konsumit të karburantit të këtyre automjeteve është shumë i rendësishëm. Prandaj, në brezin tonë të shërbimeve e kemi edhe monitorimin e konsumit të karburantit përmes senzorit kapacitiv për matjen e nivelit, i cili futet në rezervuar në formë të sondës. Matja e nivelit me mënyrën kapacitive ofron saktësi shumë të lartë, e cila zakonisht, varësisht prej madhësisë së rezervuarit sillet në shkallë rreth 300 ml.

* Përkohësisht senzorët shtesë në rezervuar nuk mund t’i ofrojmë!

GPS me sonda matja e naftes me sonde
GPS me sonda matja e naftes me sonde