Sistemi i përcjelljes me GPS
Përcjellja me GPS është një ndër teknologjitë me rritje më të madhe të shfrytëzimit në kohët e fundit. Kjo teknologji shfrytëzon radiovalët e emituara njëanshëm nga satelitët dhe të cilat pranohen nga moduli i pajisjes “GPS”, si dhe valet e sistemit “GPRS” të cilat ne i njohim si “telefoni mobile”, të cilat pranohen nga moduli telefonik i pajisjes i pajisur me SIM kartelë. Ngërthimi i këtyre dy sistemeve në një pajisje na mundëson përcjelljen në kohë reale të automjeteve dhe objekteve të ndryshme lëvizëse.
Përcjellja me GPS mundëson që në çdo kohë ta dini vendndodhjen e automjeteve.
Monitorim me saktësi të madhe i nivelit të naftës në rezervuar (mbushjet/zbrazjet).
Evidencë e kalendarit të mirëmbajtjes dhe servisimit të automjetit.
Do t’i monitoroni drejtëpërdrejtë disa parametra të automjetit.
Ruhet rruga e përshkuar dhe të dhënat tjera për kohë të caktuar.
Informim me email për çdo parregullsi të paradefinuar si ngjarje.
Përmes një komande nga sistemi mund ta fikni automjetin nga distanca.
Raporti periodik për kilometrat e kaluara dhe të gjithë parametrat tjerë.
Evidencën e punës për secilin automjet dhe vozitës.
Përcjellje me GPS
Përcjellja me GPS mundëson që në çdo kohë ta dini vendndodhjen e automjeteve.
Monitorim i drejtpërdrejtë
Do t’i monitoroni drejtëpërdrejtë disa parametra të automjetit.
Fik automjetin me komandë
Përmes një komande nga sistemi mund ta fikni automjetin nga distanca.
Përcjellja me GPS
Përcjellja me GPS sot është pjesë e pandashme e masave elementare për zhvillimin e një biznesi i cili në natyrën e vetë të punës përmban automjete. Madje, gjithnjë e më tepër është duke u shtrirë edhe te pajisjet dhe makineritë e palëvizshme. Secilit automjet, makinë apo pajisje të cilit i vendoset pajisja GPS e cila duke komunikuar me rrjetin e telefonisë mobile gjegjësisht shërbimin GPRS, në kohë pothuajse reale do t’ia dini vendndodhjen, si dhe shumë parametra tjerë përcjellës. Në këtë mënyrë, përveçse do të keni mundësi t’i përcillni parametrat e nevojshëm në kohë reale, ato do të ruhen në sistemin e përcjelljes me GPS për një kohë të caktuar, duke ju mundësuar gjenerimin e një numri të pa fundëm raportesh të domosdoshëm për nxjerrjen e statistikave të ndryshme të rëndësishme për biznesin tuaj.
Për të ofruar shërbim ekonomikisht të përballueshëm për çfarëdo biznesi, ne i ndajmë shërbimet në dy pako:
Përcjellja brenda Kosovës – ku shërbimi funksionon vetëm derisa automjeti është brenda valëve të telefonisë mobile të Kosovës, dhe
Përcjellja brenda dhe jashtë Kosovës – ku shërbimi funksionon pavarësisht kufijve në cilindo shtet të botës. Në pakon bazë janë të përfshira 95 shtete ku gjithsesi janë të përfshira të gjitha shtetet e Evropës. Pavarësisht se në cilin nga shtetet e përfshira gjendet automjeti, pajisja për përcjellje me GPS funksionon njejtë dhe ofron të gjitha mundësitë e monitorimit dhe kontrollit.
Monitorimi i drejtëpërdrejtë i automjeteve
Derisa në automjetin tuaj është instaluar pajisja bazike për përcjellje me GPS, përveç vendndodhjes si informatë kryesore e marrur përmes kësaj teknologjie, ju do të mund t’i shihni edhe një numër të konsiderueshëm të parametrave të automjetit tuaj, si:
shpejtësinë e lëvizjes
gjendjen e motorit (ndezur/fikur)
tensionin e akumulatorit derisa motori është fikur
tensionin e alternatorit derisa motori është ndezur
kilometrat e kaluara
etj.
Ndërsa nëse në automjetin tuaj do të instalohet pajisje më e avansuar për përcjellje me GPS (e rekomanduar për automjetet transportuese), atëherë varësisht prej llojit dhe vjetërsisë së automjetit, përveç të dhënave të marrura nga pajisja bazike, do të mund t’i shihni edhe disa parametra tjerë të automjetit, si:
-nivelin e karburantit të lexuar nga tabela e instrumenteve
-numrin e rrotullimeve të motorit
-kilometrat e kaluara gjithsej të automjetit
-temperaturen e motorit
-etj.
Fikja e automjetit me komandë
Pajisjet të cilat shfrytëzohen për përcjelljen e automjeteve përmes GPS-it përmbajnë edhe një tërësi qarqesh elektrike dixhitale dhe analoge përmes të cilave mund të monitorojmë dhe kontrollojmë automjetin.
Fikja e automjetit përmes komandës nga largë
Duke u ndërlidhur me disa qarqe aktive të automjetit, pajisja për përcjellje me GPS përmes ekzekutimit të komandave të caktuara arrin që ta fik automjetin në kohë reale. Poashtu, të njejtin funksion këto pajisje arrijn ta kryejn edhe në rast të tejkalimit të kufijve të paradefinuar të ndonjë parametri, si për shembull: tejkalim i shpejtësisë, vozitje e pakujdesshme, dalje ose hyrje në zonë të caktuar, etj.
Historia
Historia e lëvizjes dhe e parametrave tjerë të automjetit përbën vetinë më shumë të shfrytëzueshme të sistemit të përcjelljes me GPS.
Sistemi ynë i përcjelljes ruan të dhënat për një kohë të caktuar. Këto të dhëna mund të ktheheni t’i shikoni në çdo kohë dhe për çfarëdo periudhe kohore. Për çfarëdo periudhe kohore që e kërkoni, në hartë do t’iu paraqitet trajektorja e lëvizjes së automjetit, dhe njëkohësishtë do të paraqitet edhe grafiku për cilindo parametër të automjetit të ndërlidhur me pajisjen GPS. Së bashku me trajektoren e lëvizjes në hartë do të paraqiten të gjitha të dhënat e automjetit të lexuara nga pajisja GPS, dhe ndaljet e automjetit. Çdo ndalje të automjetit në kohëzgjatje mbi 1 minutë sistemi do ta evidentojë si parkim. Çdo shenjë e parkimit e paraqitur në hartë e përmban kohën e ndaljes, kohën e nisjes dhe kohëzgjatjen e qëndrimit.
Raportet
Të gjitha të dhënat të cilat ruhen në bazën e të dhënave të sistemit mund të shfrytëzohen në shumë mënyra duke u përpunuar dhe filtruar, ashtuqë ta kemi mundësinë e nxjerrjes të raporteve të ndryshme.
Raportet mund t nxirren aty për aty, ose të konfigurohen për gjenerim automatik në baza periodike, si: ditore dhe javore. Raportet në mënyrë automatike mund të dërgohen në emailin tuaj të paradefinuar.
Servisimi dhe mirëmbajtja e automjeteve
Sistemi i përcjelljes me GPS së bashku me të dhënat e marrura nga parametrat e automjetit përmban edhe një databazë e cila mund të plotësohet me shumë të dhëna për të cilat është e nevojshme mirëmbajtja periodike, qoftë në bazë të kohës kalendarike, orëve të punës apo kilometrave të kaluara.
Të dhënat të cilat më së shpeshti futen në këtë databazë janë:
• Servisimi i automjetit (vaji i motorit, filtrat, etj)
• Kontrollimi teknik
• Regjistrimi
• Pajisja zjarrëfikëse
• Tahografi
• Etj.
Për secilin nga këto intervenime paradefinohet një periudhe kohore ose kilometra pas të cilave sistemi do t’iu informojë paraprakisht për skadimin e kohës, orëve të punës ose kilometrave.
Përmes këtyre të dhënave, gjegjësisht informimit paraprak, ju do të parandaloni skadimin e cilitdo parametër të lartëpërmendur.
Ngjarjet dhe njoftimi
Duke u referuar në kushtet normale të punës së automjetit, për secilin parametër mund ta definojmë brezin e vlerave normale. Në rast të daljes së vlerave të parametrave respektivisht, nga brezi i paradefinuar, mund ta konfigurojmë sistemin për evidentimin e tyre, me ç’rast sistemi do të na informojë përmes emailit.
Një ndër ngjarjet më të shfrytëzuara nga sistemi është ngjarja e ashtuquajtur “Akumulatori i ndërprerë”, “Akumulatori i dobët” “GPS jashtëfunksionit”, etj
“Akumulatori i ndërprerë” – kjo ngjarje do të evidentohet nga sistemi i përcjelljes me GPS nëse në çfarëdo mënyre pajisjes GPS i ndërpritet rryma, e që zakonisht ndodh nëse automjetit i hiqet akumulatori, GPS-i hiqet nga automjeti, ose në çfarëdo mënyre GPS-it i ndërpritet rryma. Nëse kjo ndodh, sistemi do të ju dërgojë email menjëherë, si dhe do ta evidentojë ngjarjen në historinë e automjetit.
“Akumulatori i dobët” – kjo ngjarje do të evidentohet nëse e paradefinojmë brezin normal të tensionit të automjetit. Psh zakonisht automjetet e kanë tensionin 12.5/24.5 V derisa motori është fikur, ose 13.8/27.5 derisa motori është ndezur. Gjatë qëndrimit ndalur për kohë të gjatë ka automjete të cilave iu bie tension ii akumulatorit. Nëse e definojmë kufirin e poshtëm të brezit të tensionit si 10/20 V, atëherë nëse tension ii akumulatorit bie nën në këtë nivel, sistemi do të ju dërgojë email menjëherë, si dhe do ta evidentojë ngjarjen në historinë e automjetit.
“GPS-i jashtë funksionit” – kjo ngjarje do të evidentohet nga sistemi i përcjelljes me GPS nëse për çfarëdo arsye pajisja për përcjellje me GPS del jashtë funksionit.
Evidenca e punës
Përveç tjerash, sistemi ynë i përcjelljes me GPS e ka mundësië e evidences së punëve të kryera të secilit automjet. Madje, nëse shfrytëzojmë aplikacion të caktuar në telefonin e mençur, detyrat mund t’i dërgohen drjtpërdrejtë vozitësit.
Secila detyrë përmban në vete të gjitha detajet përcjellëse ashtuqë të sigurojë evidence të plotë të punës të secilit automjet.
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.